Foto-ilustrim

Prishtinë, vetura godet këmbësoren

Një këmbësore është goditur nga vetura sonte rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:00, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, është goditur një këmbësor nga një automjet në lëvizje. Automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media