Prishtinë, Vetëvendosja dënohet me dy mijë euro gjobë për shkeljen e masave anti-COVID

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me dy mijë euro gjobë nga Komuna e Prishtinës për thyerje të masave kundër COVID-19, gjatë një tubimi në kryeqytet.

Drejtor i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se gjoba është shqiptuar në kuadër të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë.

Gjatë tubimit të LVV-së ishin të pranishëm kreu i saj, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.