Ilustrim

Prishtinë, vendosen në karantinë qytetarët e kthyer nga SHBA-ja

Në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë janë vendosur qytetarët e Kosovës që sot janë kthyer nga ShBA-ja.

Ata janë parë të kenë hyrë në këtë qendër, me autobusë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ambasada e Kosovës në Uashington sot ka bërë të ditur se 143 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur në ShBA për shkak të pandemisë së COVID-19, janë kthyer në vend.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhej në njoftim.

Sipas vendimit të institucioneve të Kosovës, shtetasit e kthyer nga vende të ndryshme, duhen të vendosen në karantinë për 14 ditë.