Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë - Vëllai dyshohet se theri me thikë të vëllanë

Një person është therë më thikë nga i dyshuari vëllai i tij. Policia njofton se viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman në QKUK. Derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka therur me mjet të mprehtë- thikë, viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij. Viktima, për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.

“Njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tyre, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra dhe substanca të dyshuara narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, përfundon njoftimi i Policisë.