Ilustrim

Prishtinë, vdes një person nga zjarri që kaploi shtëpinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në zjarrin i cili kishte përfshirë  një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zjarr në një shtëpi në Prishtinë, dyshohet për një person të vdekur