Prishtinë, vdes këmbësorja 56-vjeçare që u godit nga një veturë
Një grua nuk u ka mbijetuar plagëve nga goditja e një veture dhe ka vdekur në QKUK.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 në “Rrugën C”, në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se në lidhje me këtë rast është arrestuar ngasësi i automjetit.
Ajo tha se në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Më pas, Ahmeti tregon se 56-vjeçarja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të pësuara.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja D.G. 56-vjeçe, nuk ka arritë të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”- tha Ahmeti për KALLXO.com.
Zëdhënësja ka theksuar lidhur me këtë rast hetuesit policorë të njësitit të trafikut kanë nisur një hetim.