Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, vajza e mitur rrahet nga babai i saj

Një vajzë e mitur, dyshohet të jetë rrahur nga babai i saj. Policia e Kosovës njofton se ky rast i dhunës në familje ka ndodhur të premten në Prishtinë.

Sipas Policisë vajza e mitur ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është kanosur nga prindi.

Viktima, njofton Policia, është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.