Prishtinë, u godit nga vetura, këmbësorja në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një këmbësore e një veturë.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

KALLXO.com mëson se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Tutje Ahmeti ka thënë se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.