Foto: Tulltorja e qytetit

Prishtinë, 'Tulltorja' e qytetit në pritje të investimeve

Fabrika ‘IMN Kosova’, e njohur dikur si ‘Cigllana’ shërbente për prodhimin e tullave.

Deri në kohën e luftës në këtë fabrikë punohej 24 orë, kurse për një kohë të gjatë kjo fabrikë nuk është më funksionale.

Ky objekt është në pritje të investimeve pasi kjo hapësirë u ble nga Komuna e Prishtinës.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, para disa ditësh në një debat televiziv dhe në konferencën për sallën koncertale deklaroi se tulltorja është blerë pasi duan ta ruajnë trashëgiminë industriale të qytetit.

Kurse lidhur me investimet në këtë vend, komuna do bëjë një studim urban të hapësirës për çështje të arsimit ose kulturës.

FOTO: Tulltorja e qytetit

“Kemi vendosur të mbrojmë disa hapësira publike, tulltoren e kemi blerë, dhe kjo është e hera e parë që një komunë e rrit pasurinë duke blerë atë. Tulltoren e kemi blerë 5 milionë euro, pasi duam ta ruajmë edhe trashëgiminë kulturore idustriale. Përmes festivalit ‘Manifesta’, kemi vendosur ta bëjmë një studim urban të asaj pjese për çështje të kulturës dhe arsimit”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje shtoi se për këtë investim do të jenë arkitekt të ndryshmë botëror që do japin ide për hapësirën.

Kryetari Ahmeti nuk ka përmendur nëse deri tash është marr ndonjë ofertë por me gjasë ato do bëhen publike brenda mandatit të tij.