Foto: Ilustrim

Prishtinë - Tre shtetas sirian sulmohen me thikë

Policia e Kosovës njofton se tre shtetas sirian janë sulmuar me mjete të mprehta-thikë, dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, ngjarja e raportuar, ka ndodhur në një hotel dhe dyshohet se ata janë sulmuar nga dy persona, po ashtu shtetas të huaj.

“Viktimat kanë marr lëndime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës”, njofton Policia.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe siç njofton Policia rasti është duke u hetuar.