Autobuset e Trafikut Urban foto Facebook Komuna e Prishtines

Prishtinë, Trafiku Urban falas nga data 1 dhjetor

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se trafiku urban do jetë falas për një muaj rresht me fillim nga data 1 dhjetor.

Ahmeti shtoi se masat për COVID-19 do mbeten në fuqi për të gjithë ata që udhëtojnë më autobusë.

“Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë,” ka shkruar Ahmeti.

Trafiku Urban falas ka qenë kërkesë e partisë demokratike të Kosovës e cila priste diskutim në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndotja e ajrit në Prishtinë, PDK propozon transport publik falas për 4 muaj