Foto: Komuna e Prishtinës, Trafiku Urban

Prishtinë, trafiku urban do qarkullojë deri në 21:30

Ndërmarrja publike ‘Trafiku Urban’ ka njoftuar se pas vendimit të fundit të qeverisë, qarkullimi do zgjatet deri në ora 21:30

“Sipas Vendimit të Qeverisë Nr.09/58 i publikuar në Gazetën Zyrtare me dt. 15.01.2021, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë deri në orën 21:30”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se numri i kufizuar i udhëtarëve nuk do ndryshojë, që do thotë se nuk mund të hipin më shumë se 25 udhëtarë në një autobus.

Qeveria miraton masat e reja, zgjatet orari i lëvizjes dhe puna e gastronomisë