Ilustrim

Prishtinë, theren me thikë dy persona

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:30 në rr. “Xheladin Hana”.

Dy persona kanë raportuar se janë sulmuar me thikë nga disa të dyshuar të panjohur.

Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.