Prishtinë, theren me thikë dy kamerierë

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Prishtinë, ku tre persona të dyshuar pas një konflikti fizik në një lokal kanë therur me thikë dy kamerierë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:30.

Për shkak të plagëve, dy kamerierët janë dërguar në QKUK dhe njëri prej tyre vazhdon të trajtohet.

Të dyshuarit, sipas Policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti, i cili po trajtohet si vrasje në tentativeë dhe armëmbajtje pa leje, vazhdon të hetohet.