Prishtinë, tenton të paguajë derivatet me 500 euro false

Një burrë ka tentuar të paguajë derivatet me një monedhë prej 500 euro.

Ky rast, për punëtorët e pompës së derivateve ka ngjallur dyshime se kartëmonedha mund të  jetë e falsifikuar.

Më  pas, monedha është sekuestruar nga Policia e Kosovës ndërsa rasti është duke u hetuar për falsifikim të parasë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:26.