Prishtinë, Tentohet t’i digjet vetura një maqedonase

Një grua në Prishtinë, shtetase maqedonase është ankuar në Policinë e Kosovës se një i panjohur ka tentuar t’ia djeg veturën.

Sipas raportit policor, një dëshmitar i rastit ka arritur ta lokalizoj zjarrin.

Në konsultim me prokurorinë është iniciuar rasti dhe Policia thotë se janë duke u zhvilluar hetime intensive.