Prishtinë, të shtëna me armë, 2 të plagosur

Dy persona janë plagosur në një incident me armë zjarri që ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “Kolovica”, në Prishtinë.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen ‘Kolovicë’’ në Prishtine ka pasur të shtëna me armë zjarri”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast”, shtoi zëdhënësja.

“Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, tha Florie Ahmeti.