Prishtinë, taksisti plagos me armë zjarri dy shtetas të huaj pasi ua grabiti telefonat

Një rast i rëndë u ka ndodhur dy shtetasve të huaj në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas Policisë është raportuar se një taksist përveç që ua ka grabitur telefonat shtetasve të huaj edhe i ka plagosur ata me armë zjarri.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje grabitqare, ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prishtinë.

Policia është duke e hetuar këtë rast.