Ilustrim

Prishtinë, sulmohet fizikisht nga vëllezërit e ish-gruas së djalit

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupor pasi është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, sipas tij, është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e ish-gruas së djalit të tij.

Viktima ka informuar se të dyshuarit ishin të armatosur.

Rasti është duke u hetuar.