Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Prishtinë, sulmohet dhe ia grabisin dy telefona shtetasit të huaj

Dje, pas orës 19:00, një shtetas i huaj ka raportuar në polici se është sulmuar nga dy persona dhe i janë grabitur dy telefona mobil. Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Viktima, shtetas i huaj ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur me ç’rast ia kanë grabitur dy telefona”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.