Prishtinë, shtetasi i huaj raporton që i mungon një orë dore dhe para

Një shtetas i huaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se kompania për të cilën kishte kontratë, pasi kanë bartur gjësendet personale të tij nga një apartament në apartamentit tjetër, ka vërejtur se i mungon një orë dore dhe disa para të gatshme.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë më 2 dhjetor, rreth orës 08:00.

Rasti është duke u hetuar.