Prishtinë, shpërthim në një kafiteri në "Rrugën C"

Në “Rrugën C” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është raportuar për një shpërthim në një kafiteri.

Sipas raportit të policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipet e zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin.

Në raport tutje thuhet se nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale dhe se rasti është nën hetime.