Ilustrim.

Prishtinë, shoqërohet në Polici burri që rrahu një fëmijë

Organet e rendit kanë njoftuar se kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor një person, i cili shihet në një video të publikuar në media duke rrahur një fëmijë në kryeqytet.

Policia ka thënë se kanë iniciuar rastin si – keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

“Si rezultat i punës së pandalshme policore që nga shfaqja e pamjeve, sot është bërë i mundur identifikimi i protagonistëve të ngjarjes. Ndërkohë që në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet një njoftim.

Gjatë ditës së djeshme në mediat online është shpërndarë një video në të cilën shihet një burrë duke ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije.