Prishtinë, shoku rrëmben shokun

Një i dyshuar dyshohet se ka mbajtur peng shokun e tij në Prishtinë e pastaj e ka liruar në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas Policisë dyshohet se të mërkurën ai e kishte marrur shokun e tij, e kishte mbajtur peng deri në orët e para të mëngjesit me akuzën se e kishte fyer dhe ofenduar përmes telefonit.

I dyshuari është kërkuar nga Policia por nuk raportohet për të arrestuar.