Prishtinë, shiu shndërron në liqe rrugën e Gallakut

Rrugën ‘Bajram Bahtiri’ e njohur si rruga e Gallakut në Prishtinë është vërshuar sot nga shiu.

Reshjet e sotme u kanë shkaktuar vështirësi  banorëve për qarkullim.

“Gjithë është i njëjti problem kur ka shi, askush nuk ndërmerr masa”, thotë Festina Krasniqi, njëra nga banoret e asaj pjese.

Të shqetësuar janë edhe shoferët e autobusëve urban të cilët  thonë se ky problem është i vazhdueshëm  çdo herë kur ka shi.

Kjo rrugë lidhë kryeqytetin me fshatrat më të afërta si Llukar,Makofc  e Grashticë.

KALLXO.com ka nisur pyetje në drejtim të Komunës së Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.