Prishtinë, sekuestrohet armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e stacionit policor ‘Qendra’ , sot rreth orës 18:30 në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të huaja.

Sipas njoftimit, pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur të gjej dhe sekuestrojë: një revole, 8 fishekë, një sasi e vogël e substancës narkotike si dhe një peshore.

Në njoftim thuhet se i dyshuari me inicialet M.G. 25 vjet, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.