Ilustrim

Prishtinë, rrëmbehet një person, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rrëmbimin që ka ndodhur të dielën e kaluar (13 shtator) rreth orës 22:00.

Personi i gjinisë mashkullore ishte rrëmbyer në lagjen Dardania të Prishtinës.

Ndërsa, pas ndërmarrjes se masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, dje (më 19 shtator) është arrestuar i dyshuari.

Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR (të bashkanigjura gjeni fotot e disa dëshmive-armëve, në këtë rast).

Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas Kodit Penal, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.