Foto ilustruese

Prishtinë, rrahet nga i dashuri

Një grua ka raportuar se është rrahur fizikisht nga i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dy netë më parë.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj .

Sipas viktimës, sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës.

Në raportin policor më tej thuhet se i dyshuari pasi ishte vërejur  nga një qytetar, me veturë ishte larguar nga  vendi i ngjarjes.

Viktima si pasojë e sulmit ka marrë tretman mjekësor.

Me rastin në fjalë janë marrë njësitë policore, ndërkaq hetimet vazhdojnë.