Prishtinë, rrahet nga burri, gruaja dhe fëmijët dërgohen në strehimore

Një rast i dhunës në familje është regjistruar të premten rreth orës 23:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë, një burrë është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshjeje në familje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.

Viktima së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.