Foto: KALLXO.com

Prishtinë, rikthehet ajri i ndotur

Ajri i ndotur është rikthyer në kryeqytet, kjo vërehet dukshëm mbrëmjen e sontme.

Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet.

Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, sonte në Prishtinë vlera e ndotjes është 182, apo e pashëndetshme.

Vitin e kaluar Kosova u përball vazhdimisht me ndotjen e ajrit, ndërkaq këtë vit, në rast se nuk do të ketë përmirësime, përveç ndotjes së ajrit, problem është edhe pandemia.