Prishtinë, raporton për mikun e zhdukur para 10 ditëve

Një person është raportuar si i zhdukur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë, një person ka njoftuar se miku i tij, i cili jeton i vetëm, para 10 ditëve është larguar nga shtëpia.

Ankuesi ka njoftuar policinë se nuk kanë asnjë njohuri për vendndodhjen e tij.