Ilustrim, Foto: Arkiv

Prishtinë, raportohen dy raste të falsifikimit të parasë

Dy raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Të dyja rastet sipas policisë kanë ndodhur në Prishtinë.

Në rastin e parë, një grua ka raportuar në se nga persona të ndryshëm janë deponuar para me vlerë prej 250 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas njoftimit, të falsifikuara janë gjetur dy kartëmonedha në vlerë prej 100 euro dhe një me vlerë prej 50 euro.

Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Në rastin e dytë po në Prishtinë, një grua ka informuar forcat e rendit se nga persona të ndryshëm janë deponuar para me vlerë prej 52 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në raportin policor bëhet e ditur se të falsifikuara janë gjetur një kartëmonedhë me vlerë prej 50 euro dhe një prej dy euro.

Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.