
Prishtinë, qytetari kërcënohet përmes Facebook-ut
06.5.2022 - 10:15
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se në rrjetin social Facebook ka pranuar mesazhe kërcënuese.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Prishtinë më 4 maj 2022.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, bëjnë të ditur organet e rendit.