Ilustrim

Prishtinë, qytetari kapet me revole e nëntë fishekë

Një person nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka mbajtur një armë pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari gjatë kontrollit është gjetur në posedim një revole me një karikator e 9 fishekë.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, dje rreth orës 21:10.

Policia ka treguar se armët dhe fishekët janë konfiskuar dhe se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.