Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, QKMF kryen rreth 100 teste D-dimer brenda ditës

Nga mesi i dhjetorit të vitit 2020 Prishtina ka filluar të kryejë shërbimin e testit D-dimer falas për qytetarët e prekur me COVID-19.

Komuna kishte marrë vendim të kryejë këtë test në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pasi ishte shumë e kërkuar dhe kishte kosto të madhe për qytetarët.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë në komunë kanë deklaruar se brenda ditës kryhen rreth 100 teste të tilla brenda ditës.

“Prej kur kemi filluar me këto teste, nga mesi dhjetorit të vitit 2020, në baza ditore kemi kryer rreth 100 teste të tilla. Qytetarët këtë test mund ta bëjnë në QKMF dhe paraprakisht duhet të lënë termin në mënyrë që të mos presin,” thonë nga drejtoria e shëndetësisë.

D-dimer, është analizë që na jep mundësinë të dimë gjendjen me qarkullim të gjakut ( në rast se gjaku ka pësuar ngjizje).

D-Dimer urdhërohet të bëhet kur dikush ka simptoma të trombozës së venave të thella, të tilla si dhimbje ose ndjeshmëri në këmbë, zakonisht në njërën këmbë, ënjtje në këmbë, edeme, ngjyrosje e këmbës, etj.

Për këto teste komuna ka ndarë 115 mijë euro, kurse është furnizuar për 3-4 muaj.

Në cilat raste kryhet dhe për çfarë shërben testi D-Dimer?