
Ilustrim - Inspektorë të punës gjatë inspektimeve në një punishte
Prishtinë - Punëtori vdes pas lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës në muajin tetor
29.11.2022 - 10:16
Një punëtor ka vdekur në Prishtinë mbrëmë pas mesnatës.
Viktima ishte lënduar në vendin e punës në tetor të këtij viti, ndërsa ishte në trajtim në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Inspektoratin e Punës dhe është në pritje të përgjigjes.