Prishtinë, punëtori rrezikon jetën duke ecur mbi vinç pa mjetet e nevojshme mbrojtëse

Një punëtor është parë duke u ngjitur dhe duke ecur mbi vinç pa mjetet e nevojshme mbrojtëse, duke rrezikuar kështu jetën e tij.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Në videon e siguruar nga KALLXO.com shihet se punëtori ec mbi një vinç të vendosur në një ndërtesë të lartë.

Në këto pamje shihet se i njëjti nuk posedon pajisjet e nevojshme mbrojtëse.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, sipas statistikave, kanë ndodhur 11 vdekje në vendin e punës.