Prishtinë, punëtori bie nga ndërtesa

Një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një ndërtesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10  policia ka pranuar informacionin për një person te lënduar në rr. Fehmi Agani ne Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore te stacionit Qendra. Është njoftuar  ndihma e shpejtë, si dhe inspektoret e punës”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi ka thënë se njësitet kompetente po merren me rastin.