Ilustrim Ndërtimtari - Foto: Rtv21

Prishtinë, punëtori 40-vjeçar bie nga ndërtesa ku ishte duke punuar

Një punëtor ka mbetur i lënduar rëndë pasi ka rënë nga një ndërtesë ku ishte duke punuar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë sot pasdite.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Arbëria në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi (ndërtesë) dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Personi i lënduar, i gjinisë mashkullore, i lindur më 1981 , është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me institucionet përkatëse.