Prishtina

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, projektligji i ri pritet të shtyjë afatin për legalizim të ndërtimeve pa leje

Afati për legalizim të ndërtimeve pa leje në komunën e Prishtinës parashihet të shtyhet deri më 31 dhjetor 2025.

Drejtori i Kadastrit Donat Lushaku ka bërë të ditur se shtyrja mund të vij pas kalimit të projektligjit të ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtim të ndërtimeve pa leje.

“Të dashur qytetarë, afati i legalizimit të ndërtimeve pa leje përfundon më 4 shtator 2022, por me projektligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, gjegjësisht në nenin 13 paragrafin 1. të tij parashihet që afati të zgjatet deri më 31 dhjetor 2025”, ka bërë të ditur Lushaku.  

Ai tutje potencoi se pas mbylljes së konsultimeve paraprake dhe publike, projektligji procedohet për miratim në Qeveri dhe Kuvend.  

” 4 shtatori 2022 nuk është afati që përmbyll gjithçka rreth këtij procesi dhe nuk ka vend për ndonjë shqetësim eventual. Mbetet që pas mbylljes së konsultimeve paraprake dhe publike, projektligji të procedohet për miratim në Qeveri e pastaj në Kuvend”, shtoi më tej drejtori i Kadastrit. 

 Nga periudha e pasluftës deri në shtator të vitit 2018 në Prishtinë janë regjistruar rreth 46 mijë ndërtime pa leje.  

Komuna e Prishtinës ka 46 mijë ndërtime pa leje e pak aplikime për legalizim