Ilustrim

Prishtinë, prindërit rrahen mes vete e më pas sulmojnë vajzën e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, e më pas edhe vajzën e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, të tre  kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 05:00 të mëngjesit në Prishtinë.