Prishtinë: Prezantohet rrejshëm si polic, merr në pyetje një grua

Policia është duke hetuar një rast për të cilin një grua është ankuar më 29 prill.

Sipas gruas, ajo është ndaluar nga nje person i cili ishte prezantuar si zyrtar policor.

Tutje Policia ka njoftuar se sipas ankesës së gruas i njëjti person e ka marrë në pyetje.

Në lidhje me rastin nuk janë dhënë detaje të tjera përveç se po hetohet dhe se rasti është hapur si prezantim i rrejshëm.