Shirit i Policisë - Foto: REL

Prishtinë, predha e plumbit bie në xhaketën e një fëmije

Një qytetar ka raportuar në Polici se pak minuta gjatë ndërrimit të moteve nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa fëmijës së tij, të cilën e kishte veshur.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Policia thotë se nuk është raportuar për lëndime.

Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse.

Rasti është duke u hetuar.