Ilustrim - Pistoleta e sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë, Policia sekuestron një armë

Policia ka shoqëruar në stacion një qytetar pasi gjatë kontrollit të veturës atij i kanë sekuestruar një armë të tipit ‘Browing’.

Siç ka njoftuar Policia, arma është gjetur gjatë një kontrollit të detajuar në veturën e 38-vjeçarit në lagjen “Veternik” në kryeqytet. Përveç pistoletës janë sekuestruar edhe gjashtë fishekë si dhe një karikator.

​Ndaj të dyshuarit L.M. është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.