Zjarri në shtëpi banimi në Prishtinë, 18 tetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, Policia jep detaje për zjarrin në shtëpi banimi

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga zjarri që ka përfshirë një shtëpi banimi në lagjen Ulpiana të Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti është djegur një shtëpi.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në përgjigjen e saj.

KALLXO.com raportoi fillimisht se nga zjarri u përfshinë dy shtëpi, pasi objekti ka dy hyrje të veçanta, të ndara.