Prishtinë, Policia interviston një të mitur pasi posedonte elektroshok

Të enjten, njësiti policor në Prishtinë ka intervistuar një të mitur pasi është raportuar se ai ka poseduar një elektroshok.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes nga i dyshuari ka konfiskuar elektroshokun dhe ka intervistuar të dyshuarin e mitur në prezencë të prindit të tij, ka bërë të ditur Policia.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.