Foto: Facebook, Kosovo Police

Prishtinë, Policia i gjen në veturë një armë zjarri, një karikator dhe katër fishekë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se zyrtarët e Njësitit të Reagimit të Shpejtë, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtë (lloji TT), një karikator si dhe 4 fishekë.

Policia njofton se kjo ka ndodhur në lagjen Vetërnik në Prishtinë pasi kanë ndaluar një veturë të tipit BMW.

“I dyshuari, R.K., i gjinisë mashkullore, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor Jugu në Prishtinë”, njofton Policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe siç njofton Policia i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.