Ilustrim

Prishtinë, policia gjen 4 mijë e 400 euro që dyshohet se janë falsifikuar

Në Prishtinë, dy të dyshuarve i janë gjetur 22 kartëmonedha nga 200 euro.

Sipas Policisë, kartëmonedha që dyshohen se janë të falsifikuara janë gjetur në shtëpinë e tyre.

Kartëmonedhat janë konfiskuar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.