Foto: Ilustrim

Prishtinë, policia arreston shtetasin e huaj për vjedhje të rëndë

Sot rreth orës 05:00 e mëngjesit është arrestuar në flagrancë një person i cili me forcë ishte futur në një market në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas Agron Borovcit, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, i dyshuari M. Z., 22 vjeç, shtetas i Marokut me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Tutje sipas Borovcit, në të dhënat e Policisë ky person është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale.