Operacioni i IPK-së për arrestimin e një polici në Gjakovë.

Prishtinë, polici arrestohet për kontrabandë me mallra

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në Prishtinë pasi u ndalua dhe iu kontrollua vetura.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollimit të veturës  janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht gjësende të ndryshme si  mallra të tekstilit, para dhe gjësende të tjera.

Sipas IPK-së, edhe vetura me të cilën është bërë transporti i mallrave është sekuestruar si dhe gjatë kontrollit janë identifikuar vende të fshehta brenda veturës e që dyshohet se janë përdorur për fshehjen e mallrave.

IPK tutje ka bërë të ditur se ka ftuar edhe njësitë e specializuara të Doganës së Kosovës për sekuestrimin e mallrave që dyshohet se janë përdorur për tregti të ndaluar.

“Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në njoftim.